BallinaLajmeGjashtë të lënduar nga aksidenti në Kçiq, një fëmijë dërgohet në QKUK

Gjashtë të lënduar nga aksidenti në Kçiq, një fëmijë dërgohet në QKUK

Të ngjajshme

Irani hap Ngushticën e Hormuzit, nisin lëvizjet e para të transportit detar

Kur kanë kaluar disa orë nga marrëveshja SHBA-Iran për...

Arsenali i rekordeve: 38 fitore këtë sezon, afër arritjes legjendare

Arsenali po vazhdon ta shkruajë historinë. Skuadra londineze e...

Vdekja e të riut në Skenderaj/ Policia: U gjet nga familjarët i asfiksuar

Policia ka dhënë detaje të reja për vdekjen e...

Një aksident i rëndë trafiku mes dy veturave ka ndodhur pasditen e sotme në fshatin Kçiq të Mitrovicës së Jugut, ku si pasojë gjashtë persona kanë pësuar lëndime trupore.

Të lënduarit janë dërguar për trajtim në Spitalin e Përgjithshëm në Mitrovicë, ndërsa një fëmijë është transferuar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK) për shkak të gjendjes më të rënduar.

Zëdhënësi i Spitalit të Përgjithshëm, Shpend Fazliu për lajmi.net. ka bërë të ditur se të gjithë të lënduarit kanë kërkuar ndihmë mjekësore rreth orës 16:55.

“Në Spitalin e Përgjithshëm ‘Dr. Sami Haxhibeqiri’ në Mitrovicë, në ora 16:55, ndihmë mjekësore kanë kërkuar 6 persona si pasojë e lëndimeve nga aksidenti në trafik. 5 prej tyre janë duke vazhduar trajtimin në Spital, përderisa një fëmijë (2019) në gjendje më të rënduar është transferuar për trajtim të mëtejmë në QKUK. Për 5 të lënduarit tjerë po kryhen ekzaminimet diagnostike dhe trajtimet tjera të nevojshme nga stafi i Emergjencës”, deklaroi Fazliu./lajmi.net/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz