Gjashtë qen sulmojnë 5- vjeçarin në Ribar të Madh
01

Lexo edheTërnava flet pas akuzave të Emin Behramit se i ka vjedhur 300 mijë marka

Ai kishte dalë në oborrin e tij në fshatin Ribar të Madh të Lipjanit për të luajtur, kur u sulmua nga qentë, raporton KTV.
Nëna e Orgesit tregon se kishte qenë brenda kur kishte dëgjuar britmat e djalit të saj.
Thotë se mezi e largoi djalin nga sulmi i 6 qenve.
Sulmi nga qentë ka ndodhur rreth orës 12 dhe menjëherë është sjellë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.
Lexo edheTërnava flet pas akuzave të Emin Behramit se i ka vjedhur 300 mijë marka
Aty është bërë qepja e plagëve dhe aktualisht, sipas mjekëve, nuk flitet për lëndime të rënda.
5-vjeçari është transferuar për mjekim të mëtejshëm në Klinikën Infektive të QKUK-së.
Ndërkaq, prindërit e tij si dhe Klinika Emergjente kanë kërkuar nga institucionet që qentë endacakë të mbahen nën kontroll, pasi rastet e kafshimit nga ta janë shpeshtuar.