Gjakovë- Gruaja gjen zarfin me 3 mijë e 800 euro e dorëzon në stacion policor
dp

Lexo edheNjë gjakovar shembullor, gjen 3800 euro dhe i dorëzon në polici

Qytetari I.Fetahu ka dorëzuar në stacion policor në Gjakovë zarfin e gjetur nga bashkëshortja e tij në një institucion publik ku brenda tij ishin 3 mijë e 800 euro.
Pas procedurave të verifikimit, është konstatuar se këto mjete ishin raportuar si të humbura më 4 gusht 2026 nga pronari i tyre. Në bazë të hetimeve të kryera është vërtetuar se shuma i përkiste personit që kishte bërë raportimin dhe mjetet i janë kthyer pronarit legjitim.
“Policia e Kosovës falënderon familjen Fetahu për ndershmërinë dhe bashkëpunimin e treguar, duke dhënë një shembull pozitiv të përgjegjësisë qytetare dhe të bashkëpunimit me institucionet e rendit”./Lajmi.net/

Lexo edheNjë gjakovar shembullor, gjen 3800 euro dhe i dorëzon në polici