Gjakovari transporton viçin me Golf 2 (FOTO)
01·

Një shofer nga Gjakova e ka gjetur një mënyrë jo edhe aq të zakonshme për të transportuar një viç.
Siç shihet nëpër disa fotografi të dërguara në Gazetën Metro, pronari i një veture Golf 2 me targa të Gjakovës nuk e ka patur problem që ta vendosë një viç të vogël në pjesën e bagazhit të veturës.
Këtë veprim e kanë parë pjesëmarrësit tjerë në komunikacion, pasi viçi duket se ishte kurioz për të parë nga dritarja çfarë po ngjante jashtë veturës.
Lexo edheLAJMI I FUNDIT: Gjenden targat e veturës ku ishin zyrtarët policorë (FOTO)
Neve na mbetet që të qeshim me këto pamje dhe të shpresojmë që udhëtarët bashkë me viçin të kenë mbërritur shëndosh e mirë në destinacion.
















