Gëzim Nika, Albëria dhe Nikollë Nikprelaj mbulohen me dollarë nga diaspora
BILLI

Lexo edheKërkohet nga Kuvendi shkarkimi i presidentit Thaçi

Padyshim që hedhja e parasë nuk përbën lajm kur bëhet fjalë për festa shqiptarësh dhe aq më tepër në diasporë.
E në një video të postuar së fundmi, duket qartë sesi dyshemeja e një salle ku janë ulur dhe këndojnë tre këngëtarët e njohur të muzikës popullore Gëzim Nika, Albërie Hatërgjonaj dhe Nikollë Nikprelaj është mbushur me dollarë.
Dhe pse nuk dihet sa është prerja më e vogël, volumi është i madh gjithësesi.
Më pas situata nxehet dhe dollarët vërshojnë “lumë”, kryesisht kur këngëtarët ia marrin ndonjë kënge patriotike.
Lexo edheKërkohet nga Kuvendi shkarkimi i presidentit Thaçi
Dhe ne që shohim këto pamje dhe shijojmë nga larg muzikën e bilbilave të këngës popullore nuk na mbetet gjë tjetër veçse të urojmë bashkombasit tanë që gjithmonë paçin, qoftë edhe për të hedhur.
Super!
