Kërkohet nga Kuvendi shkarkimi i presidentit Thaçi
BILLI
Lexo edheHaradinajt, në bjeshkët e Gllogjanit për ditëlindjen e Ramushit
Deklarimi publik i presidentit të Kosovës Hashim Thaçi se nuk ka vija të kuqe në dialogun me Serbinë, po vlerësohet si një argument i mjaftueshëm për të iniciuar shkarkimin e tij në Kuvend.
Kështu të paktën vlerëson Ismajl Kurteshi nga Lëvizja Vetëvendosje.
Kurteshi në emisionin “Debat Plus” ka thënë se kjo deklaratë e Thaçit do duhej të përfundonte me shkarkimin e tij nga ky post shkruan Gazeta Blic.
“Ai ka thënë se nuk ka asnjë vijë të kuqe me Serbinë, dhe kjo është arsye e mjaftueshme që Kuvendi të inicioj proces për shkarkimin e tij” ka thënë Kurteshi.

Lexo edheHaradinajt, në bjeshkët e Gllogjanit për ditëlindjen e Ramushit
Ai ka shtuar me tej se është e papranueshme që Kosova të shkojë në këtë fazë të dialogut pa asnjë koncept të shkruar, pas asnjë kërkesë dhe pa transparencë.
Kurteshi ka thënë madje se është e kotë të flitet për diçka e cila nuk ndryshohet./GazetaBlic/