HomeLajmeVV ankohet pas vendimit të Supremes: PDK-së iu lejua tubimi në Sheshin...

VV ankohet pas vendimit të Supremes: PDK-së iu lejua tubimi në Sheshin “Skënderbeu” me kërkesë para krijimit të komisionit

Të ngjajshme

Petritsch kritikon çasjen e politikanëve: Zgjedhjet e njëpasnjëshme po dëmtojnë besimin në Kosovë

Ish-diplomati austriak, Wolfgang Petritsch, ka thënë se mbajtja e...

“Peja ia qet pikën’’, Vetëvendosje ndan foto nga tubimi me pejanët

Lëvizja Vetëvendosje, ka ndarë foto nga tubimi që kanë...

Ish-futbollisti i Lyonit vdes në moshën 43-vjeçare

Franca është goditur nga një lajm i trishtë, pasi...

Vendimet e KQZ-së: 761 vëzhgues, refuzohen 2 organizata

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka akredituar 29 organizata me...

Lëvizja Vetëvendosje ka reaguar pas vendimit të Supremes, që i lejoi PDK-së tubimin në sheshin “Skënderbeu”.

Në një deklaratë zyrtare, LVV-ja pretendon se kërkesa e PDK-së ishte paraqitur para se të ekzistonte organi që jep leje për tubime. Ndërkaq, VV-ja thotë se Lëvizja e kërkoi lejen ditën kur u konstituua ky organ.

“Logjika e re që po vendoset sot është e thjeshtë dhe e rrezikshme: mjafton të hedhësh një letër diku, para se institucioni të lindë, dhe ajo letër shndërrohet në të drejtë. E drejta e tubimit, e garantuar me Kushtetutë, mund të merret edhe me një kërkesë të bërë në vakuum institucional” deklaron LVV-ja.

Ky është postimi i plotë:

Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa dhe Gjykata Supreme u bënë vegla e bllokimit të Sheshit “Skënderbeu”, duke ia mohuar Lëvizjes VETËVENDOSJE! të drejtën për tubim.

Partia Demokratike e Kosovës ka dërguar kërkesë për sheshin më 30 prill. Dhjetë ditë para se të ekzistonte organi që jep leje për tubime — Komisioni Komunal i Zgjedhjeve. Dhe tash kjo kërkesë po trajtohet sikur është leje e fituar.

Lëvizja VETËVENDOSJE! ka vepruar saktësisht sipas ligjit. Ka kërkuar leje më 8 maj, ditën kur Komisioni Komunal i Zgjedhjeve u konstituua zyrtarisht në Prishtinë. Pra, e para që ka kërkuar leje nga organi kompetent.

Por ligji, si duket, nuk vlen njëlloj për të gjithë.

Logjika e re që po vendoset sot është e thjeshtë dhe e rrezikshme: mjafton të hedhësh një letër diku, para se institucioni të lindë, dhe ajo letër shndërrohet në të drejtë. E drejta e tubimit, e garantuar me Kushtetutë, mund të merret edhe me një kërkesë të bërë në vakuum institucional.

Kjo nuk është procedurë. Kjo nuk është zbatim i ligjit. Kjo është shkelje e ligjit dhe manipulim i pastër.

Nëse pranohet ky precedent, atëherë kushdo mund të dorëzojë sot një kërkesë për tubim zgjedhor për zgjedhje që mund të mbahen pas vitesh dhe, me këtë arsyetim absurd, t’ua mohojë të tjerëve të drejtën për tubim madje para se të jetë krijuar fare organi kompetent që merret me këtë çështje.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz