Gazetari Ponomarenko: Turqia mbylli Detin e Zi për luftanijet ruse për shkak të agresionit të Putinit kundër Ukrainës!
BILLI

Lexo edheMediat raportojnë për luftime të ashpra në Kiev, krejt çka ndodhi gjatë natës atje

Turqia ka mbyllur Detin e Zi për luftanijet ruse për shkak të agresionit të Putinit kundër Ukrainës.
Kwshtu ka shkruar nw Twitter, gazetari Illia Ponomarenko, transmeton Indeksonline
Ndërsa, presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan zhvilloi një bisedë telefonike me presidentin e Ukrainës, Volodymyr Zelensky.
Në një deklaratë nga Drejtoria e komunikimeve të Presidencës thuhet se në bisedë u diskutua për ndërhyrjen ushtarake të Rusisë në Ukrainë dhe zhvillimet e fundit.![]()

Lexo edheMediat raportojnë për luftime të ashpra në Kiev, krejt çka ndodhi gjatë natës atje
Erdogan shprehu ngushëllimet e tij për qytetarët ukrainas që kanë humbur jetën në sulmin e Rusisë dhe ka uruar shërim të shpejtë për të plagosurit.
Presidenti turk ka thënë se po bëjnë përpjekje për shpalljen e një armëpushimi sa më shpejt të jetë e mundur për sigurimin e parandalimit të mëtejshëm të humbjeve të jetëve dhe që Ukraina të mos dëmtohet më shumë. /Indeksonline/