Gazetari gjerman për Kurtin: Një kryeministër që argumenton për shfuqizimin e vendit të tij, e pazakontë

Gazetari gjerman i të përditshmes Frankfurter Allgemeine Zeitung, Michael Martens ka folur mbi deklaratën e kryetarit të Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti se do të votonte për nëse do të bëhej një referendum për bashkimin e Kosovës me Shqipërinë.
Ai e ka quajtur të pazakontë sesi Kurti “argumenton për shfuqizimin e vendit të tij”.
“Albin Kurti thotë se ai favorizon ndryshimin e kushtetutës kosovare për të mundësuar një referendum mbi bashkimin e Kosovës dhe Shqipërisë. Ai shton se do të votojë për një bashkim të tillë. Një Kryeministër (potencial) që argumenton për shfuqizimin e vendit të tij. Me të vërtetë e pazakontë”, ka shkruar ai në Twitter.
Albin Kurti arguing for a referendum (or rather two referenda) on Kosovas unification with Albania is all but breaking news, as he has been saying this for more than a decade over and over again. But since many people ask for sources, here is one of many: https://t.co/Mxj4hnnKEV
— Michael Martens (@Andric1961) February 24, 2021

Lexo edheNdryshe prej Lutfi Hazirit, LDK-ja thotë se kryesia nuk është në dorëheqje
Para disa ditësh, Albin Kurti ka thënë për “Euronews” se do të votonte për, në rast se do të bëhej një referendum për bashkimin e Kosovës me Shqipërinë.
“Sapo që të përforcohej shteti i Kosovës. Pasi që të arrijmë ta bëjmë atë në mënyrë paqësore dhe demokratike. Mendoj se do të votoja pro. Po”, deklaroi Kurti. /Express/














