Gazeta më e madhe zvicerane: U falemi dy shqiponjave, Xhaka dhe Shaqir
03

Lexo edheEdhe gruaja e Xhakës ka 2 fjalë për fitoren kundër Serbisë (FOTO)

Një prej mediave më të mëdha zviceravne, Blick, ka falënderuar dy shqiptarët, Granit Xhaka dhe Xherdan Shaqiri, për performancën në fitoren madhështore ndaj Serbisë.
Dy superyjet shqiptare ishin të pakapshëm në pjesën e dytë të takimit që u zhvillua në Kaliningrad.

Dhe, një prej mediumeve më të mëdha zvicerane, Blick, ka pasur një titulli magjik falënderues për shqiptarët.
“Kombëtarja e ka kualifikimin në fazën e eliminimit direkt në duart e veta”, filloi titulli.

Lexo edheEdhe gruaja e Xhakës ka 2 fjalë për fitoren kundër Serbisë (FOTO)
Për të vazhduar: “U falemi dy shqiponjave Xhaka dhe Shaqiri, ëndërrojmë nga lart”.
Në Zvicër po festojnë çmendurisht fitoren e cila i vë në pozitë ideale për t’u kualifikuar nga ky Kampionat Botëror dhe mediat po falënderojnë shqiptarët për kontributin.
Zvicra mund ta vulosë kualifikimin ndaj Kosta Rikës më 27 qershor./Telegrafi/