back to top
Monday, August 18, 2025
BallinaLajmeGati 150 plumba, dhjetëra armë, thika e pajisje ushtarake të konfiskuara për...

Gati 150 plumba, dhjetëra armë, thika e pajisje ushtarake të konfiskuara për 24-orë

Të ngjajshme

Macron: Në bisedimet Trump-Putin-Zelensky duhet të marrë pjesë edhe një përfaqësues evropian

Ndërsa Presidenti Donald Trump shtyn përpara një takim trepalësh...

Trump në takimin me udhëheqësit evropianë: Shpresoj të arrijmë një takim trepalësh SHBA-Ukrainë-Rusi

Ka nisur takimi i Trump me udhëheqësit europianë. Presidenti Donald...

Cheryl kthehet në skenë pas vdekjes tragjike të Liam Payne

Këngëtarja britanike, Cheryl, 42 vjeçare, ka njoftuar rikthimin e...

Sami Lushtaku ngushëllon për dy humbje të rënda në Skenderaj

Skenderaj është tronditur nga lajmet për ndarjen tragjike nga...

Paralajmërimi i Burim Ramadanit: Kemi me pas kolaps, Avni Dehari të japë dorëheqje

Analisti Burim Ramadani alarmoi për bllokadën në vend, duke...

Thirrjes për të festuar me zemër e jo me armë ende nuk po i përgjigjen pozitivisht një pjesë e konsiderueshme e qytetarëve gjatë ahengjeve familjare.

49 gëzhoja të plumbave të armëve të ndryshme janë gjetur dhe sekuestruar pas një ahengu familjar në Gjakovë.

Në Pejë është arrestuar një person dhe i është konfiskuar pistoleta me gaz, me të cilën ka shtënë gjatë një ahengu familjar.

Në Vushtrri po ashtu është arrestuar dhe më vonë është liruar në procedurë të rregullt, një person tjetër, edhe ky pas të shtënave me pistoletë me gas në ahengun familjar.

Ekspertët e sigurisë thonë se numri i lartë i armëve ilegale dhe përdorimi i tyre është shqetësues, dhe tregon se të dyja fushatat e legalizimi të armëve ndër vite, nuk kanë qenë të suksesshme.

“Nuk ka pasur një fushatë të mirëfilltë edhe një sistem të kompensimit për armën që kthehet, dhe nëse nuk është armë për përdorim personal, ai që e kthen duhet të shpërblehet ose të zvogëlohen taksat tek personat që duan ta kenë në posedim personal armën legale në fazën kur miratohet ligji për legalizim, dhe kjo ka bërë që qytetarët ose ata që janë të papërgjegjshëm të mos e dorëzojnë armën, ta mbajnë armën ilegale dhe të mos i nënshtrohen harxhimeve ku ta di unë taksave, ku kap shumë diku gati 300-400 me provim e me ato testime”, ka thënë eksperti i sigurisë,  Nuredin Ibishi.

Ibishi thotë se edhe zinxhiri, Polici, Prokurori dhe Gjykatë, nuk është në nivelin e duhur të bashkëpunimit e të efikasitetit.

“Bartja e armës është një indikator që shpie deri tek fataliteti edhe këtë duhet në mënyrë urgjente, edhe Policia në bashkëpunim me Prokurori dhe Gjykata në shqiptin e masave dhe sanksioneve, të jetë shumë më e rreptë edhe kjo dukuri të zhduket një herë e përgjithmonë. Kjo në ahengje duke u thirr në atë aspektin e traditës të rreme që kjo fare nuk ka të bëjë me atë, jemi në një situatë tjetër, kjo është e tmerrshme”, ka shtuar Ibishi.

Kodi penal i Republikës së Kosovës, për posedim ose shitje ilegale të armëve, parasheh gjobë deri në 7500 euro, e dënim nga minimumi deri 10 vjet burgim.

Viteve të kaluara, vetë Ministria e Punëve të Brendshme kishte konstatuar se llogaritet që në duart e qytetarëve janë rreth 250 mijë armë ilegale. Me një përllogaritje të shpejtë mesatarisht i bie që çdo i teti qytetar e posedon një armë ilegale.

Në anën tjetër në raportin 24-orësh i Policisë, ka edhe raste të tjera që ndërlidhen me armë e ku tregohet se janë gjetur e konfiskuar gati 150 plumba të kalibrave të ndryshëm, AK-47 ose kallashnikov, 2 pistoleta, njëra me gas, 3 thika, pushkë automatike, pushkë ajrore, rroba ushtarake, emblema, maskë e çantë ushtarake, sprej, radiolidhje.

Për armëmbajtje pa leje, në raportin 24 orësh të Policisë figuron i arrestuar një person tjetër në Podujevë, në Ferizaj dy personave që e kishin sulmuar një tjetër iu është gjetur një kallash me dy karikatorë. Në Prizren, pas shkrepjes së armës nga një person i panjohur Policia ka gjetur dhe sekuestruar 36 gëzhoja dhe 4 predha. Rasti nën hetime.

Makina e një personi tjetër gjatë lëvizjes nëpër Skënderaj është goditur nga një plumb qorr, në një rast tjetër në të njëjtin qytet një personi tjetër i është gjetur dhe sekuestruar një pistoletë me gaz, me karikator dhe thikë.

Edhe në Vermicë në Prizren një person është arrestuar dhe dërguar në mbajtje sepse në veturën e tij janë gjetur dhe janë sekuestruar një pushke automatike, 3 karikatorë me 68 plumba, një pistoletë me karikator me 20 fishekë, një pushke ajrore me 10 fishekë, dy thika, një palë rroba ushtarake pa shenja(emblema), nje maskë ushtarake, dhe një çantë ushtarake, shkruan Dukagjini.

Në Glloboqicë, në skaj të Kaçanikut një personi tjetër që është arrestuar e më pas liruar në procedurë të rregullt i janë gjetur shtatë fishekë, një sprej dhe një radio lidhje.

Puna 24 orëshe e Policisë së Kosovës përmbyllet me konfiskimin e një pistolete me 8 fishekë, pas arrestimit të 13 të dyshuarve për organizim të skemave piramidale dhe armëmbajtja pa leje në Deçan.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz