Gashi takohet me Rakiticin, ia dhuron fanellën e Shqipërisë
BILLI

Lexo edhePremtimi i Dana White: Ja kur do të zhvillohet rimeçi në mes McGregor dhe Khabib

Që prej largimit nga Colorado Rapids, ish-sulmuesi i Kombëtares shqiptare, Shkëlzen Gashi, vazhdon të jetë pa skuadër, raporton Gazeta Express.
Kështu, 30-vjeçari po gjen kohë që të vizitojë vende të ndryshme dhe së fundmi ka qenë në Barcelonë.
Ai është takuar me mesfushorin, Ivan Rakitic, duke ia dhuruar njëri-tjetrit nga një fanellë.
Lexo edhePremtimi i Dana White: Ja kur do të zhvillohet rimeçi në mes McGregor dhe Khabib

Gashi ia dhuroi mesfushorit të Barcelonës fanellën e Shqipërisë, ndërsa në kthim mori atë të Barcelonës.
“Mysafir special, Grande bro Shkëlzen Gashi”, kështu shkroi në Instagram Rakitici, teksa publikoi dy fotografi. /Gazeta Express/
