back to top
Tuesday, December 9, 2025
BallinaLajmeGanimete Musliu për Kurtin: Ky demagogu po e shfaqë fytyrën e vet...

Ganimete Musliu për Kurtin: Ky demagogu po e shfaqë fytyrën e vet të vërtetë çdo ditë

Të ngjajshme

BE: Synojmë të zbusim masat, presim zgjedhje mirë të administruara

Një numër shtetesh anëtare të BE-së, përfshirë edhe Francën...

“S’pranoi kompromis për Kosovën”, Christopher Hill tregon bisedimet me Millosheviqin

Diplomati amerikan Christopher Hill ka thënë se Sllobodan Millosheviqi...

Dhunë në familje në Fushë Kosovë, djali rrah babanë

Një rast i dhunës në familje është raportuar të...

Votuesit e regjistruar për të votuar jashtë Kosovës s’mund të votojnë brenda vendit

Regjistrimi i votuesve për të votuar nga jashtë Kosovës...

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ganimete Musliu ka reaguar pas deklaratës së kryeministrit Albin Kurtit për hapjen e arkivave të UÇK-së.

Musliu përmes një postimi në Facebook, tha se ky demagogu po e shfaqë fytyrën e vet të vërtetë çdo ditë.

“Ky demagogu, që gënjeu një pjesë të popullit brenda dhe jashtë vendit, çdo ditë po e shfaqë fytyrën e vet të vërtetë. Çdo ditë po e shohim hipokrizinë, narcizmin, gënjeshtarin dhe së fundmi edhe tradhëtarin e këtij vendi”, ka shkruar Musliu.

Tutje Musliu tha se Albini shiti edhe shpresën e fundit të familjarëve për të gjetur të dashurit te tyre.

“Me kërkesen e tij për hapjen e arkivave të UÇK-së në linjën e njëjtë me kriminelet serb, Albini shiti edhe shpresën e fundit të familjarëve për të gjetur të dashurit e tyre.

E ju që verbërisht kërkuat ndryshimin, tani ja ku e keni; ndryshimi që ju e sollët e ka vetëm një emër: tradhëti dhe shkatërrim!”.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz