BallinaLajmeGani Dreshaj sqaron se pse u përfshi në përplasjen mes Xhavit Halitit...

Gani Dreshaj sqaron se pse u përfshi në përplasjen mes Xhavit Halitit e Arben Gashit (VIDEO)

Të ngjajshme

Bosnja ja vështirëson “Azzurëve”, barazon rezultatin

Bosnja dhe Hercegovina ka shënuar golin e barazimit ndaj...

Kush janë super të pasurit në Zvicër?

Presioni në rritje ndaj super të pasurve në mbarë...

Uran Ismaili e ndjek ndeshjen Kosovë – Turqi rrugës nga Haga në Prishtinë

Uran Ismaili nga Partia Demokratike e Kosovës ka treguar...

Finalja Kosovë-Turqi, nis pjesa e dytë

Ka nisur pjesa e dytë e finales Kosova -Turqi....

Koreografia e jashtëzakonshme e “Dardanëve” në ndeshjen ndaj Turqisë

Atmosfera në stadiumin “Fadil Vokrri” ka arritur kulmin në...

Deputeti i AAK-së, Gani Dreshaj, u përfshi sot në përplasjen fizike të deputetëve, Xhavit Haliti dhe Arben Gashi në seancën e Kuvendit të Kosovës.

Në pamjet e filmuara duket se Dreshaj mban anën e Halitit por është vetë ai që e ka sqaruar se në të vërtetë çfarë ngjau dhe pse ai u bë pjesë e kësaj ngjarje në Kuvend, njofton Klan Kosova.

Ai përmes një postimi në Facebook ka thënë se qëllimi i tij nuk ishte “të qëroj hesape me askënd”.

“Në rastin e sotëm në polemikat mes Xhavit Halitit e Arben Gashit, qëllimi im nuk ishte që të qëroi hesape me askënd, por i tregova deputetit Gashi se nuk është e hijshme që të nxisë situata të tilla me fjalorin banal që kohëve të fundit po e shfaqë në parlament dhe më pas të nxisë situata të tilla ndaj deputetit që me moshë mund të jetë baba i tij”, ka shkruar ai.

Ai ka thënë se nuk e ka mbrojtur shokun e tij të kahmotshëm Xhavit Halitin derisa ka pasur edhe një porosi për deputetin e LDK-së, Arben Gashi.

Më poshtë statusi i plotë i Gani Dreshajt:

Lexova në media shumë tituj bombastik e skenare të ndryshme të ngjarjes që ndodhi sot në parlament.

Së pari dua të sqaroj se synimi im si deputet nuk ka qenë kurrë, e nuk do të jetë asnjëherë shfaqja e trimërisë e forcës, por përfaqësimi i denjë si i përzgjedhur i popullit.

Në rastin e sotëm në polemikat mes Xhavit Halitit e Arben Gashit qëllimi im nuk ishte që të qëroi hesape me askënd, por i tregova deputetit Gashi se nuk është e hijshme që të nxisë situata të tilla me fjalorin banal që kohëve të fundit po e shfaqë në parlament dhe më pas të nxisë situata të tilla ndaj deputetit që me moshë mund të jetë baba i tij.

Veprimi im nuk ishte për të mborjtur shokun tim të kahmotshëm, Xhavit Halitin, sepse në të njëjtën situatë do të veproja ndaj secilit deputet tjetër në këtë moshë, të çfardo partie qoftë.

E porosis Arben Gashin që të zgjedhë fjalë më të pjekura në kuvend sepse këto që po i thotë nuk përfaqësojnë kulturën e familjes së tij, të cilën e njoh mirë.

Kërkoj falje nëse dikush mund të jetë ndier keq për këto situata, por qëllimi nuk ka qenë, nuk është e nuk do të jetë kurrë për nxitje të dhunës në parlament.

Ky është momenti i përplasjes fizike mes Xhavitit Halitit dhe Arben Gashit:

 

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz