Galata e mposhtë Amed-in e Krasniqit dhe Dellovës, kryeson tabelën e ligës turke
dp

Lexo edheLladrovci në Cyrih, merr pjesë në ndeshjen mes miqve të Ronaldinhos dhe Del Pieros

Galatasaray ka marrë një fitore spektakolare ndaj Amed SK, duke triumfuar me rezultat 4-3.
Skuadra nga Stambolli e nisi fuqishëm takimin, me Rafael Leão që realizoi në minutën e 7-të.
Në fund të pjesës së parë, Alban Lafont shënoi autogol, duke ia dyfishuar epërsinë vendasve, shkruan IndeksOnline.
Në pjesën e dytë, Galatasaray vazhdoi me intensitet të lartë.
Lexo edheLladrovci në Cyrih, merr pjesë në ndeshjen mes miqve të Ronaldinhos dhe Del Pieros
Aleksey Batrakov (59′) dhe Barış Alper Yılmaz (80′) shënuan për vendasit, ndërsa Amed SK u kundërpërgjigj me Dia Saba (62′), Gift Orban (65′) dhe Yira Sor (90+2′).
Pavarësisht presionit të mysafirëve në fund, Galatasaray arriti ta ruajë epërsinë dhe të arkëtojë tri pikë të mëdha, duke thelluar kështu epërsinë në krye të tabelës, me 5 pikë më shumë se ekipi i Ermal Krasniqit e Lumbardh Dellovës.