Futbollisti shqiptar “spiunon” për spanjollët: Ja si luan Shqipëria

Për të zbërthyer lojën e kuqezinjve ka menduar futbollisti Rigers Selami, lojtari i cili ka veshur fanellën e përfaqësueseve të moshave në të kaluarën, ndërsa aktualisht është pjesë e ekipit B të klubit Leganes në Spanjë,.
Në një intervistë për “RTVE”, televizionin kombëtar në Spanjë, ai ka treguar se cilat janë pikat kyçe të skuadrës shqiptare. “Shqipëria e De Biazit është e vështirë për t’u mundur. Dy linjat e para të rreshtimit 4-2-3-1 janë shumë të forta, aq më shumë kur ekipi luan në shtëpi i mbështetur nga tifozët”, tregoi ai.
“Në teori, Shqipëria do të presë në gjysmëfushën e saj Spanjën dhe do të kërkojë topin e gjatë, por me kujdes, pasi është një ekip i guximshëm dhe sidomos kur ndeshet me rivalë që kanë emër të madh”, vijoi Selami.

Lexo edheShkodra vishet kuqezi para ndeshjes me Spanjën
“Atmosfera në stadium mund të krahasohet me atë që këtu e njohin si tipike të stadiumeve në Turqi apo Greqi. Fusha duhet të jetë në kushte të mira, pasi nuk ka shumë që është vendosur bari i ri”, theksoi futbollisti i cili më pas ka analizuar futbollistët kuqezi, duke u ndalur te Roshi, “lojtari më i mirë në lojën një kundër një në radhët e Shqipërisë”.















