Pas zyrtarizmit të selektorit të ri të Kosovës në futboll, Insporti ka siguruar edhe emrat dy lojtarëve të rinj të cilët do ti bashkëngjiten kombëtares së Kosovës në futboll.
Fjala është për dy prej talenteve më të mëdhenj kosovarë dhe lojtarëve me potencial të madh – Lirim Kastrati i Romës dhe Labinot Kabashi i Barcelonës.
Burime të Insportit brenda FFK-së kanë konfirmuar se Kabashi (1999, i lindur në Finlandë) dhe Kastrati (1999, i lindur në Kosovë) do të jenë pjesë e kombëtares U19 të Kosovës në ndeshjet e Elite Round, që kombëtarja U19 i zhvillon në Potugali nga 21 deri më 27 mars.
Nëpërmjet turneut Elite Round, Kosova U19 po kërkon plasmanin direkt në kampionatin evropian për grup moshën U19, kurse në Portugali, përveç kombëtares nikoqire, Kosova në grup kas për kundërshtarë edhe Sllovakinë dhe Irlandën.
Pas përfundimit të këtyre ndeshjeve pritet të jetë vendim i përzgjedhësit të ri, nëse do ti ftojë në ekipin A këta futbollistë. Challandes ka pohuar se është duke përcjellë ekipet kombëtare të grup moshave të reja të Kosovës dhe ka pasqyrë të mirë të lojtarëve.

