Pesë xhiro pa përfunduar sezoni 2018/19 i Superligës së Kosovës në futboll, ka ndodhur diçka që nuk kishte ndodhe për 100 vite futboll në Kosovës, shkruan Gazeta inFokus.
Ndeshja e vlefshme për javën e 28-të ndërmjet Kek-ut dhe Feronikelit prodhoi diçka interesante.
Sulmuesi i Feronikelit, Kastriot Rexha arriti të realizoj Hat-Trick.
Që të tri golat Rexha i realizoi nga penalltia dhe kjo është hera e parë në Kosovë që një lojtarë arrinë të realizoj Hat-Trick nga penalltia.
Shtatlarti i industrialistëve më këto tri gola i prinë bindshëm listës së realizatorëve me 17 gola.
Rexha pritet ta fitoj për herë të parë në karrierë këpucën e artë./Gazeta inFokus/
