back to top
Wednesday, December 10, 2025
BallinaSportFury thotë se “Mbreti” duhet të rikthehet në fronin e tij

Fury thotë se “Mbreti” duhet të rikthehet në fronin e tij

Të ngjajshme

Ndeshjet tjera në Ligën e Kampionëve, këto janë rezultatet

Liga e Kampionëve padyshim që prodhon spektakël. Kështu ndodhi edhe...

Barça nuk lë vend për befasi, mposht Frankfurtin në “Camp Nou”

Barcelona ka fituar ndeshjen ndaj Eintracht Frankfurtit. Ata mposhtën “Shqiponjat”,...

Çka po ndodhë, Atalanta në epërsi ndaj Chelseat

Atalanta ka shënuar golin e epërsisë ndaj Chelseat. “Zikaltrit”, morën...

Boksieri britanik Tyson Fury ka lënë të kuptohet se tërheqja e tij nga boksi mund të përfundojë vitin e ardhshëm. Në një postim në rrjetet sociale, ai deklaroi se “mbreti duhet të kthehet në fronin e tij”.

Fury kishte këmbëngulur se karriera e tij në boks kishte mbaruar në janar, kur ai humbi revanshin ndaj Oleksandr Usyk një vit më parë. Por, 37-vjeçari ka paralajmëruar një rikthim, çka nuk është një surprizë.

“Ka një rrugë të gjatë dhe të vetmuar që vetëm unë mund ta përshkoj. Pas betejave të gjata dhe të vështira më pret pavdekësia!“, deklaroi britaniku.

Edhe ekipi promovues i Furyt në Mbretërinë e Bashkuar, Queensbery, ka postuar gjithashtu të njëjtin citat, me një imazh të Furyt të ulur në një fron.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz