back to top
Thursday, January 29, 2026
BallinaSportFury: Të shpëtosh jetë është shumë më mirë sesa të fitosh në...

Fury: Të shpëtosh jetë është shumë më mirë sesa të fitosh në boks

Të ngjajshme

Nën kërcënimin e thikës grabiten para nga një këmbimore në Pejë

Një grabitje raportohet të ketë ndodhur dje në Pejë. Dy...

Rrënqethëse: Londrimi e Klodi i bëjnë dhuratë figura që i kujtojnë Elijonës nënën dhe motrën

Elijona festoi ditëlindjen në një ambient magjik brenda shtëpisë...

Përfshihet nga zjarri një lokal tek “Rruga B” në Prishtinë

Një incident zjarri ka ndodhur mëngjesin e sotëm në...

Ndahet nga jeta Asllan Osmani nga Buroja e Skenderajt ( FOTO)

Është ndarë nga jeta Asllan Bajram Osmani nga fshati...

Ish-kampioni i botës në kategorinë e rëndë të boksit, Tyson Fury, thotë se t’iu ndihmosh njerëzve është ndjesi shumë më e mirë sesa të fitosh në boks.

Britaniku 30-vjeçar, foli për problemet me shëndetin mendor, drogën dhe alkoolin, që prej rikthimit në ring më 2018.

Ai pohoi se ka njerëz që kanë shkuar nga Koreja dhe SHBA-ja në Britani për ta dëgjuar atë duke folur për rikthimin në boks.

“Nuk mund ta besoni numrin e njerëzve që po iu ndihmoj. Vërtet më nderon fakti që tani njerëzit m’u afrohen dhe më thonë ‘ia shpëtove jetën djalit apo vajzës sime’”, tha Fury për BBC.

“Kjo është një ndjesi mahnitëse, është një ndjenjë më e mirë sesa t’i mposhtesh të gjithë boksierët që i kam mposhtur, 10 herë më mirë”, shtoi ai.

Fury i kaloi dy vjet e gjysmë larg ringut, pas triumfit madhështor ndaj Wladimir Klitschos më 2015, kur i fitoi titujt IBF, WBO dhe WBA.

Gjatë asaj kohe, ai shtoi shumë peshë, vuajti nga problemet mendore dhe e mendoi edhe vetëvrasjen.

Që prej rikthimit në boks më 2018, ai i fitoi tri ndeshje dhe barazoi me kampionin e WBC-së, amerikanin Deontay Wilder

Të Fundit

Sport

ShowBiz