BallinaLajmeFundjavë e nxehtë por nga e hëna MOTI suprizon përsëri

Fundjavë e nxehtë por nga e hëna MOTI suprizon përsëri

Të ngjajshme

Super aksion, por Havertz gabon nga afërsia

Skuadra e Arsenalit e pati një mundësi të artë...

Katari thotë se shtatë persona vdiqën nga rrëzimi i një helikopteri ushtarak

Katari konfirmoi më 22 mars se katër pjesëtarë të...

Sërish dhunë mes tifozëve, kësaj radhe në Shtime / Arrestohen disa prej tyre!

Vjosa me Vushtrrinë kanë barazuar 1:1 në ndeshjen e...

Forcat izraelite thonë se kanë interceptuar 92% të raketave balistike të Iranit

Forcat izraelite thonë se kanë interceptuar shumicën e mbi...

Meteorologët parashikojnë se fundjava në vendin tonë do vazhdojë me mot të ngrohte, derisa java e ardhshme sjell reshje lokale shiu, përcjell gazetametro.net.

Temperaturat do të vazhdojnë ende të jenë mbi vlera mesatare. Minimalet do të luhaten nga 9C deri në 13C, ndërsa maksimalet nga 19C deri në 24C.

Mëposhtë keni parashikimet e motit nga sot (13 prill) deri më 18 prill.

13.04.2018 – Ditëve të fundjavës vendi ynë vazhdon të mbetet nën ndikimin e masave të ngrohta ajrore nga Afrika veriore, si dhe fusha të presionit të lartë që ndodhen mbi pjesën lindore të kontinentit europian, duke favorizuar edhe më tutje mot më të ngrohtë dhe me intervale më të gjata me diell.

Ndërkohë turbullira nga Atlantiku, që kanë depërtuar mbi gadishullin Iberik, në fillim të javës nga Afrika veriore do të zhvendosen edhe nga rajoni ynë, duke sjellë kushte për mot të paqëndrueshëm, me reshje lokale shiu dhe mundësi edhe për bubullima.

14.04-15.04 – Mot më i ngrohtë, të shtunën pjesërisht vranët, e ditën e diel kryesisht me vransira dhe intervale me diell. Të dielen pasdite mundësi për riga lokale shiu.

16.04-17.04 – Mot kryesisht i vranët, me reshje lokale shiu dhe mundësi për bubullima.

18.04 – Paradite pjesërish vranët, gjatë ditës vransirat do të shtohen, e më vonë priten edhe reshje lokale shiu.
Temperaturat do të vazhdojnë ende të jenë mbi vlera mesatare. Minimalet do të luhaten nga 9C deri në 13C, ndërsa maksimalet nga 19C deri në 24C.

Shtypja atmosferike, kryesisht do të luhatet pak mbi vlera normale. Fushat e presionit të ulët që kanë depërtuar mbi Mesdheun perëndimor gjatë kësaj jave, kanë ngritur nga shkretëtirat e Afrikës veriore, grimca pluhuri të cilat që disa ditë qëndrojnë edhe në atmosferë mbi rajonin tonë.

Edhe ditëve të fundjavës këto grimca do të mbesin mbi vendin tonë që do të ndikojnë në rritje të vlerave të indeksit të kualitetit të ajrit. Vlerat ditore të AQI-së do të mbesin rreth vlerave mesatare, e ato maksimale mund të kalojnë edhe në vlera të pashëndetshme.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz