FSK mbetet institucioni më i besueshëm

Forca e Sigurisë së Kosovës, është ndër institucionet më të besueshme viteve të fundit. Kështu u tha në konferencën e shtatë “FSK dhe partnerët”, ku pjesëmarrës janë atashe ushtarak të shteteve mike dhe partnerëve strategjik.
Ministri i FSK-së Rrustem Berisha tha se qëllimi i kësaj konference, është intensifikimi i bashkëpunimit me shtetet partnere.
“Qëllimi i kësaj konference është thellimi i bashkëpunimit dhe intensifikimi i koordinimit dhe bashkëpunimit ndërmjet FSK-së dhe shteteve partnere. Po ashtu është ideja që t’i prezantojmë se cilat kanë qenë të arriturat e bashkëpunimit , si ka qenë ecuria nga konferenca e kaluar. Dhe me pa mundësinë se si mund të avancojmë këtë çështje dhe për misionin e ri, që do ta ketë FSK në të ardhmen. Dhe i kemi njoftuar partnerët tanë, me hapat që jemi duke i marrë për me ardh deri te vendimi politik, që është transformimi i FSK-së në Forca të Armatosura të Kosovës”, ciotn kp të ketë thënë ai.
E sa i përket çështjes së transformimit të FSK në forca të armatosura, Berisha tha se FSK e ka kryer punën e vet dhe se kjo tashmë është më tepër çështje politike.
“FSK realisht e ka kryer punën e vet, misionin e vet. Kjo është më tepër çështje politike. Nevojitet një koordinim shumë më i mirë ndërinstitucional dhe me partnerët tanë strategjik. Po ashtu jemi duke bërë përpjekje serioze, që pjesë e transformimit të FSK-së në forca të armatosura të jetë dhe komuniteti jo shumicë. Në këtë rast konkretisht komuniteti serb. Sepse kjo e lehtëson punën e transformimit dhe me ndryshime kushtetuese. Transformimi me ndryshime kushtetuese është shumë më mirë për FSK-në, në situatën në të cilën gjendemi, por dhe në të ardhmen për integrime në NATO”, tha Berisha.

Lexo edheJa rezultati përfundimtar për Mitrovicën, PDK shënon rënien më të madhe që prej themelimit të saj (Dokument)
Ndërsa gjenerali i FSK Rrahman Rama tha se roli i partnerëve ka ndikim të madh në avancimin e kapaciteteve të FSK -së.
“Ne jemi institucioni më i besueshëm në pesë vitet e fundit. Ky është një privilegj, por në të njëjtën kohë dhe përgjegjësi t’i mbajmë standardet tona në nivelin më të lartë. Në konferencën e parë të FSK-së me partnerët, që është mbajtur në muajin prill, qëllimi ishte t’i prezantojmë tek ju nevojat tona, për zhvillim të mëtutjeshëm të kapaciteteve të FSK-së. dhe po ashtu ti sinkronizojmë të gjitha aktivitetet me ju në mënyrë që të kemi një qasje më të mirë në objektivat e përbashkëta.. Procesi i transformimi i FSK në forcë të armatosur. Pasi që kjo është një çështje politike, ne si FSK jemi duke punuar ngushtë me partnerët tanë, për të vendosur kushtet e transformimit kudo që merret vendimi politik”, tha Rama.
Komandanti i KFOR-it, Giovanni Fungo, tha se janë tëbefasuar me profesionalizimin e FSK-së.
“Gjatë mandatit tim në KFOR kemi pasur trajnime dhe ushtrime për të rritur kapacitetet dhe ndër veprueshmërinë. Jemi të befasuat me profesionalizimin e FSK-së. Pjesëmarrja në Shpatën e Argjendtë. Ushtarët e FSK-së kanë marrë pjesë me kapacitete të ndryshme në ushtrime të ndryshme, se si duhet veprojnë dhe në situatat emergjente. Zhvillimi i kapaciteteve sa i përket deminimit është bërë shume dhe profesionalizëm…Ne e lavdërojmë lidershipin e FSK-së që kanë tejkaluar problemet esenciale. Kemi një rrjet komunikimi me gjithë pjesëtarët e FSK-së, të cilët janë të shpejte dhe efektiv”, tha Fungo.














