BallinaLajmeFrashër Krasniqit i jepet leja për regjistrim si deputet (Dokument)

Frashër Krasniqit i jepet leja për regjistrim si deputet (Dokument)

Të ngjajshme

Ishte e bukur për aq sa zgjati, Kosovës i shuhet ëndrra për Botëror

Kombëtarja e Kosovës është mposhtur në ndeshjen finale të...

Bosnja ja vështirëson “Azzurëve”, barazon rezultatin

Bosnja dhe Hercegovina ka shënuar golin e barazimit ndaj...

Kush janë super të pasurit në Zvicër?

Presioni në rritje ndaj super të pasurve në mbarë...

Uran Ismaili e ndjek ndeshjen Kosovë – Turqi rrugës nga Haga në Prishtinë

Uran Ismaili nga Partia Demokratike e Kosovës ka treguar...

Gjykata ia ka aprovuar deputetit të zgjedhur të Kuvendit të Kosovës, Frashër Krasniqit kërkesën për regjistrim si deputet dhe pjesëmarrje në seancën konstituive të Kuvendit.

Krasniqi që gjendet në arrest shtëpiak si i akuzuar për sulmin ndaj Kuvendit të Kosovës në gusht të vitit të kaluar, ka kërkuar dje nga gjyqtari i rastit Beqir Kalludra që ta lejojë të marrë pjesë në seancën e 3 gushtit.

Krasniqi tha për KALLXO.com se sot ka pranuar konfirmimin e kërkesës së tij për t’u liruar përkohësisht nga arresti shtëpiak.

Regjistrimin si deputet Krasniqi do ta bëjë të premten prej orës 10:00.

Në urdhëresën e gjykatës të cilin e ka siguruar KALLXO.com, thuhet se Krasniqit i lejohet që më 28 korrik dhe 3 gusht t’i lejohet pjesëmarrja në kuvend.

“Të akuzuarit Frashër Krasniqi i lejohet që me datë 28.07.2017 prej orës 09:00- 15:00 dhe me datë 3 gusht prej orës 08:00 deri në përfundim të mbledhjes, largimi nga vendbanimi i tij për shkak të shkuarjes në Kuvendin e Republikës së Kosovës për tu regjistruar si deputet dhe marrës pjesë në seancën parlamentare”, thuhet në urdhëresë.

“Nëse i akuzuari nuk vepron në pajtim me këtë urdhëresë, të njëjtit do t’i caktohet menjëherë masa e paraburgimit”, thuhet në urdhëresën e gjyqtarit Kalludra.

Image
- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz