Franca rekord rastesh me COVID-19, më shumë se 10 mijë u regjistruan të shtunën
03

Lexo edheHaxhiu i reagon Isa Mustafës: Ke harruar se e ke mbështetur edhe “Zajednicën” e 2013-s

Autoritetet shëndetësore të Francës kanë njoftuar të shtunën për ditë rekord me raste të reja me COVID-19, me shifrat që për herën e parë kanë kaluar 10-mijëshin.
Në 24 orët e fundit, Franca ka regjistruar 10561 raste të reja me koronavirus, raporton Reuters.
Rekordi i mëhershëm i rasteve të reja në ditë ishte të enjten me 9843 raste.

Lexo edheHaxhiu i reagon Isa Mustafës: Ke harruar se e ke mbështetur edhe “Zajednicën” e 2013-s
Deri tash në Francë janë regjistruar më shumë se 400 mijë raste me COVID-19. 30902 është numri i viktimave, sipas të dhënave nga Universiteti “Johns Hopkins”.