back to top
Monday, December 8, 2025
BallinaLajmeFranca përkrahëse e madhe për Kosovën Evropiane

Franca përkrahëse e madhe për Kosovën Evropiane

Të ngjajshme

Dy gra sulmohen në Prishtinë, arrestohet i dyshuari

Një person është arrestuar të shtunën pasditen në kryeqytet,...

Cila kryeson në Instagram, gruaja e Messit apo CR7?

Në rrjetet sociale shihet qartë se sa është popullariteti...

Dua sfidon trendet me një “look” që guxon pak kush

Ylli kosovar me famë botërore, Dua Lipa, ka tërhequr...

Presidentja Osmani pret në takim sot homologun hungarez

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani do të presë sot...

Për të festuar 10 vjetorin e pavarësisë, në Kosovë po qëndron Bruno Questel, kryesues i grupit të miqësisë Francë-Kosovë, njëherësh përfaqësues zyrtar i Presidentit të Francës, Emmanuel Macron.

Gjatë ditës ai është pritur në takim nga kryeministri Ramush Haradinaj, i cili në emër të popullit të Kosovës falënderoi shtetin dhe popullin francez si një partnere e fuqishme dhe përkrahëse e madhe në proceset eurointegruese të Kosovës.

“Franca është me Kosovën që nga koha e luftës me një përkrahje të vazhdueshme. Është ndër vendet e para që e ka njohur Kosovën dhe ka një pozicion shumë të qëndrueshëm për të drejtën e Kosovës për shpejtimin e Kosovës evropiane”, tha kryeministri Haradinaj. 

Kryeministri Haradinaj e njoftoi z.Questel për proceset aktuale dhe prioritetet e Qeverisë, duke shprehur vullnetin e Qeverisë së Kosovës për thellimin e marrëdhënieve bilaterale Francë-Kosovë në planin politik, të sigurisë dhe atë ekonomik në të mirë të dy vendeve dhe rajonit.

Kryetari i grupit të miqësisë Francë-Kosovë në Asamblenë Parlamentare të Francës, Bruno Questel, uroi për shënimin e 10 vjetorit të Pavarësisë, duke nënvizuar marrëdhëniet e shkëlqyera historike ndërmjet dy vendeve.

“Kam kuptuar kërkesën e autoriteteve vendëse në Kosovë që Franca të vazhdojë mbështetjen dhe të shoqërojë Kosovën drejt realizimit të proceseve që ka vendi juaj”, tha Questel, duke theksuar se Franca ka qenë gjithmonë afër Kosovës dhe gjitha kërkesat e ngritura në këto takime do t’i përcjell te autoritetet franceze. Questel, shprehu përkushtimin për thellimin e mëtejmë të bashkëpunimit ndërmjet dy vendeve.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz