Franca po dridhet nga kampioni i saj…
Kur Equipe Tricolore të ndeshet ndaj Belgjikës ditën e martë në gjysmëfinale, do të përballet edhe me Thierry Henry.
Kampioni i Botës (1998) dhe Europës (2000) do të jetë në stolin e Djajve të Kuq si asistenti i trajnerit Martinez.
Giroud: Është bizare, ta shohësh në anën e kundërt.”
Edhe Kylian Mbappe duhet e njëjta ndjesi. Ai është fotografuar me Henry më 2005 kur ishte vetëm shtatë vjeç. Foto është rishfaqur në ditët e fundit në rrjetet sociale.

Henry (123 ndeshje me Francën) ka zgjedhur të heshtë në prag të duelit me vendlindjen e tij. Një kontratë me një kanal anglez i mohon intervistat me mediat e tjera.
Por ai nuk stërvit sulmuesit belgë për para. Pasi 8,000 euro në muaj që merr i dhuron për bamirësi.
Francezët e kanë kritikuar shpesh Henry, që pas dorës së famshme në play-off ndaj Irlandës, si dhe mungesa e tij në Francë, pasi ai jeton prej vitesh në Londër.
Tani, fëmija i vitit 2005 do të mundohet ta largojë nga Botërori idhullin e tij. Ata të dy kanë shumë të përbashkëta. Të dy vijnë nga periferitë e Parisit, kanë shpërthyer te Monaco dhe njihen për talentin dhe shpejtësinë marramendëse.