Foto nga djegia e sotme në Trepcë

Djegia në Trepcë shkaktoi ndërprerjen në Mitrovicë
Sot rreth orës 12:00 ka filluar të digjet një trafo brenda obektit të Trepcës, që është edhe në pronësi të kësaj ndëmrrje. Të njëjtën kohë është këputur linja 110 kV e KOSTT-it në Mitrovicë.
Kjo ka bërë që Mirovica të jetë pa energji elektrike.
KEDS ka dërguar menjëherë ekipet në vendin e ngjarjes, për ku është nisur edhe menaxhmenti nga Prishtina për t’u dalur në ndihmë këtyre ndërmarrjeve që të tejkalohet sa më shpejtë kjo situatë.
Lexo edheDjegia në Trepcë shkaktoi ndërprerjen e rrymës në Mitrovicë
KEDS ka arritur të rikthejë energjinë elektrike për rreht 2/3 e konsumatorëve të Mitrovices, duke e kaluar furnizimin nga linjat që vijnë nga Vushtrria, ndërsa nuk ka alternativë për konsumatorët që furnizohen nga Trepca dhe linja e KOSTT-it në Shupkofc, përkatësisht një pjesë e Mitrovicës dhe fshatrat afër, nga Mitrovica në drejtim të Vushtrrisë.
















