Një aksident komunikacioni gjatë ditës së djeshme ka ndodhur në Skenderaj, në rrugën “18 Qershori”, ku një person këmbësor mori lëndime trupore si pasojë e një goditje me motoçikletë, përcjellë Drenica Press.
I lënduari ka marrë lëndime trupore, ku përveç ndihmës mjekësore në Skenderaj, ai është nisur për tretaman në QKUK.
Policia e Kosovës thotë se: “Viktima (këmbësori) ndihmën e parë e ka marrë në QKMF -Skenderaj, ku për tretman të mëtutjeshëm është dërguar në QKUK, dhe është jashtë rreziku për jetë”, njofton policia.
