FOTO/ Momenti tmerrshëm kur demi i ngul bririn mes këmbëve toreadorit
BILLI

Lexo edheVIDEO/ Chiellini i jep fitoren Juves, kampionët mposhtin Parmën dhe e nisin sezonin me fitore

Me rastin e “Semana Granda” – “Javës së Madhe”, që zhvillohet çdo vit për të festuar kulturën baske në datat 17-25 gusht, ishte organizuar edhe dyluftimi tradicional me demat.
Por ndërsa një fotograf po përpiqej të nxirrte fotot më të bukura të festës, demi ka arritur t’i ngulë brirët toreadorit Paco Urena.
Në foto duket qartë dhembja që ndien toreadori, i cili më parë kishte ekspozuar dy veshë demi si trofe për fitoret e arritura në dyluftime të tjera.

Lexo edheVIDEO/ Chiellini i jep fitoren Juves, kampionët mposhtin Parmën dhe e nisin sezonin me fitore
Më shumë se 100 000 vetë mbërrijnë çdo vit në Bilbao në këtë periudhë me rastin e festës tradicionale, ku përveç dyluftimeve me demat, ka edhe muzikë live, panaire ushqimesh si dhe fishekzjarrë.





