BallinaLajmeFOTO/ Kjo është 30-vjeçarja që u vra sot nga vjehrri në banesë...

FOTO/ Kjo është 30-vjeçarja që u vra sot nga vjehrri në banesë me thikë

Të ngjajshme

GLPS mirëpret heqjen e masave që BE kishte vendosur ndaj Kosovës

GLPS ka mirëpritur vendimin e Komisionit Evropian për heqjen...

Çfarë mendon gjinekologu gjatë vizitës?

A keni menduar ndonjëherë se çfarë mendon gjinekologu juaj...

India dhe Irani, marrëveshje për të lejuar dy anije të kalojnë Ngushticën e Hormuzit

Dy anije indiane që transportonin 92,712 ton metrikë të...

Xhevahir Hoxha vrau me thikë bashkëjetuesen e djalit të tij, Merushe Hazizi e më pas u vetëvar.

Mësohet se Xhevahir Hoxha jetonte me bashkëshorten e tij në fshat, deri një javë më parë, kur në banesë ishte kthyer edhe djali i tij me bashkëjetuesen, Merushe Hazizin.

Gazetarja e Panorama ka mundur të konfirmojë nga burimet se djali i autorit, ishte divorcuar nga bashkëshortja e tij tre vite më parë, me të cilën kishte edhe një fëmijë, pikërisht për shkak të Merushes.Lidhja intime e tyre çoi në prishjen e një familje por bëri edhe që Xhevahir Hoxha, t’i betohej djalit të tij që nëse merrte për nuse Merushen, ai do i vriste.

Ky konflikt bëri që tre vite më parë çifti i ri të largohej nga fshati dhe të jetonin në një shtëpi me qira në Fier.

Por vetëm një javë më parë, ata janë rikthyer në banesën e Xhevahirit për të rinisur bashkëjetesën.

Aty kanë nisur sërish sherret dhe konfliktet që çuan në krimin e rëndë që ndodhi paraditen e të martës, 12 prill.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz