back to top
Saturday, January 31, 2026
BallinaLajmeFoshnja tremuajshe digjet e gjallë brenda autoambulancës

Foshnja tremuajshe digjet e gjallë brenda autoambulancës

Të ngjajshme

Manaj pritet si “hero” nga tifozët pas rikthimit të tij te Sivasspori

Sulmuesi kuqezi, Rey Manaj ka bërë rikthimin e tij...

Përfundon votimi i fshehtë në Kuvendin e LDK-së

Ka përfunduar procesi i votimit të fshehtë në Kuvendin...

Arsenali i kthehet fitoreve në Premierligë, shkatërron Leedsin

Arsenali i është rikthyer fitoreve në Premierligë. “Topçinjtë”, shkatërruan Leeds...

Një foshnje tremuajshe u dogj e gjallë brenda një autoambulance, pasi një bombol oksigjeni shpërtheu në një autostradë.

Incidenti ndodhi në rrethin e Silivrit në provincën veriperëndimore të Stambollit këtë javë.

Ambulanca u përfshi nga zjarri dhe u dogj anës rrugës në Autostradën Trans-Evropiane.

Mediat vendase njoftojnë se mjeti po udhëtonte për në krahinën e Edirnesë.

Foshnja, e quajtur Rojin, ishte në një inkubator pranë nënës së saj, kur një bombol me oksigjen shpërtheu. Shkaku i incidentit është ende i panjohur.

Nëna e foshnjës dhe stafi i ambulancës ishin në gjendje të iknin nga ambulanca në flakë, por fëmija vdiq brenda automjetit.

Shërbimet emergjente u thirrën në vendngjarje dhe zjarrfikësit shuan zjarrin.

Nëna e foshnjës, e identifikuar si Necmiye S., i ra të fikët pas incidentit kur pa foshnjën e saj të djegur, njoftoi media lokale.

Ajo duhej të qetësohej nga mjekët dhe një tjetër ambulancë mbërriti në vendngjarje për ta marrë atë për në spital për trajtim.

Në një deklaratë, ajo tha: “Papritmas, diçka ndodhi dhe zjarri shpërtheu nga shpina. Mjekët e urgjencës dolën jashtë dhe unë gjithashtu kërceva nga ambulanca. Mjekët nuk mundën të hynin për të shpëtuar fëmijën tim dhe ikën. Atje ishin tre vetë me vajzën time, por kur filloi zjarri nuk ishte asnjë.”

Një hetim policor po vazhdon për të sqaruar rastin.

Të Fundit

Sport

ShowBiz