back to top
Friday, January 30, 2026
BallinaSportFormacioni i mundshëm i Kosovës kundër Bullgarisë – Priten ndryshime

Formacioni i mundshëm i Kosovës kundër Bullgarisë – Priten ndryshime

Të ngjajshme

Dallaveret me vota/ 1 muaj paraburgim për 5 komisionerë të Prizrenit

Gjykata Themelore në Prizren, Departamenti i Krimeve të Rënda,...

Elijona niset me urgjencë drejt spitalit pak minuta para Prime-it

Pak minuta para nisjes së Prime-it të Big Brother...

Forca e Sigurisë së Kosovës pjesëmarrëse në ushtrimin ndërkombëtar “KFOR 36”

Kontingjenti i FSK-së me kapacitete mjekësore ROL 1, që...

Gjermania drejt heqjes së ditës tetë orëshe të punës

Ministria Gjermane e Ekonomisë po promovon heqjen e ditës...

Tahiri: Gjykata rrëzon vendimin për grabitjen e pronës publike në Prishtinë

Deputeti i PDK-së, Abelard Tahiri, ka bërë të ditur...

Kombëtarja e Kosovës sonte luan ndeshjen e radhës në eliminatoret e Euro 2020.

Dardanët i nënshtrohen testit të tretë në këtë garë, në Sofje, kundër kombëtares së Bullgarisë.

Lojtarët e Challandes nuk kanë fituar asnjërën nga dy ndeshjet e para, dhe si synim kanë marrjen e tri pikëve për herë të parë në një ndeshje eliminatore.

Para kësaj ndeshje, kombëtarja jonë përballet me disa mungesa të rëndësishme si Arbër Zeneli, Valon Berisha, Hekuran Kryeziu e Herolind Shala.

Me gjithë këto mungesa, si mund të paraqitet sonte kombëtarja dardane në fushë? Më poshtë lajmi.net ua përcjell një version të mundshëm, bazuar edhe nga paraqitja e Kosovës kundër Malit të Zi.

Për dallim nga ndeshja me Malin e Zi, ndryshime pritet të ketë në mbrojtje dhe në mesfushë, nisur nga paraqitjet e lojtarëve që luajtën në Podgoricë.

Leart Paqarada pritet ta humb vendin e startuesit, për tu zëvendësuar nga Benjamin Kololli. Benji do të kryente punë të mirë në krahun e majtë, për shkak se me mungesën e Arbër Zenelit, Rashica do të zë anën e majtë, dhe stili i Rashicës bën që ai të spostohet më në qendër, duke lënë hapësira në krahë për Kolollin.

Paraqitje jo dhe aq solide pati edhe nga Idriz Voca, të cilit sikur i mungonte agresiviteti i Kryeziut në mesfushë. Balancuesit e mesfushës ishin një prej problemeve kyçe të lojës së Kosovës në Podgoricë.

Pikërisht këtu pritet të jetë ndryshimi i Challandes, ku krahë Halimit pritet të startojë Florent Hadërgjonaj, pozita natyrale e së cilit është mbrojtës i krahut të djathtë, por ka ditur të luajë edhe si shkatërrues.

Mungesa e Zenelit do të bëjë që Challandes ta spostojë Rashicën në krahun e majtë, kurse në krahun e djathtë pritet të luhet me Edon Zhegrovën.

Celina do të jetë ‘10’shi i Kosovës, i cili do të bëjë lidhjet e sulmuesit Vedat Muriqi me pjesën tjetër të skuadrës.

Gjithsesi, dilema mbetet tek pozita e mesfushorit shkatërrues, ku në ekuacion mund të futet edhe Anel Rashkaj i cili ka kaluar formë të lartë në Suedi.

4-2-3-1; Muric; Vojvoda, Rrahmani, Aliti, Kololli; Hadërgjonaj, Halimi; Zhegrova, Celina, Rashica; Muriqi.

Të Fundit

Sport

ShowBiz