back to top
Sunday, February 1, 2026
BallinaRegjionaleDrenas“Forca bën fuqinë”! Ministria e Arsimit do të financoj këto projekte në...

“Forca bën fuqinë”! Ministria e Arsimit do të financoj këto projekte në Drenas

Të ngjajshme

Limi zbulon arsyen e largimit nga BBVIP (Video)

Limi ka zbuluar arsyet se pse ka ndërprerë rrugëtimin...

Gjatë javës, FSK-ja me aktivitete në Badovc e Koliq

Komuna e Prishtinës ka njoftuar qytetarët për dy aktivitete...

Liverpooli më në fund fiton në Premierligë, e mposht bindshëm Newcastlen

Liverpooli ka arritur fitoren e parë në Premierligë për...

Limi lë shtëpinë më të madhe në vend (VIDEO)

Banori i Big Brother VIP Kosova, Limi, ka lënë...

Kryetari i Komunës së Drënasit, Ramiz Lladrovci, i shoqëruar nga nënkryetari, Arsim Haxhiu dhe shefi i kabinetit, Gani Sylaj, kanë pritur në takim ministrin e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Arsim Bajrami, nga i cili kanë marrë konfirmimin për ndërtimin e shkollës profesionale në Komoran, ndërtimin e shkollës fillore në Fushticë të Lartë dhe ndërtimi i çerdhes në qendër të qytetit.

Me këtë rast, kryetari Lladrovci, ka njoftuar ministrin Bajrami për gjendjen në arsim në Komunën e Drenasit dhe nevojat që ka kjo komunë.

Ndërsa ministri Bajrami fillimisht ka uruar kryetarin Lladrovci për marrjen e detyrës së re dhe ka konfirmuar se gjatë këtij viti do të nisin punimet për ndërtimin e shkollës reprezentative në Komoran dhe vlera e investimeve do të jetë rreth 2 milion euro, shkollë kjo profesionale e cila do të shërbej jo vetëm për nxënësit e Komunës së Drenasit, por edhe të nxënësve të komunave përreth.

Ministri Bajrami ka njoftuar po ashtu edhe për ndërtimin e shkollës fillore në fshatin Fushticë e Lartë, ndërtimi i një çerdhe në qendër të qytetit dhe do të ndihmojnë mësimdhënësit me trajnime profesionale për ngritjen e cilësisë në mësimdhënie dhe mësimnxënëje.

Ministri Bajrami po ashtu ka thënë se do të investojnë në riparimin e objekteve shkollore dhe do t’i paisin me inventarizim dhe mjete të konkretizimit.

Kryetari Lladrovci ka falënderuar ministrin Bajrami për mbështetjen e ofruar në zhvillimin e arsimit në Drenas dhe u shpreh i gatshëm që të bashkëpunojnë me Ministrinë e Arsimit për interesin e aftësimit të të rinjve dhe ka thënë se do të sigurojnë një parcellë me siperfaqe të mjaftueshme në Komoran për ndërtimin e shkollës profesionale, e po ashtu edhe një hapësirë të nevojshme në qendër të qytetit për ndërtimin e çerdhes publike, kurse për ndërtimin e shkollës në fshatin Fushticë e Lartë, ka thënë se është siguruar parcella në mes të fshatit.

Kryetari Lladrovci dhe ministri Bajrami kanë vizituar edhe terrenin ku Ministria e Arsimit do të investojë për ndërtimin e çerdhes për fëmijët në Drenas.

Displaying Vizita ne terren.JPG

Të Fundit

Sport

ShowBiz