Foleja Home dhe Candeo hapin showroom-in e ri në Prishtinë

Një hapësirë e re dedikuar mobilimit dhe arredimit të shtëpisë tash është e hapur për vizitorët në magjistralen Prishtinë – Ferizaj km 5.
Foleja Home dhe Candeo kanë hapur showroom-in e tyre të ri, duke sjellë një destinacion të ri për të gjithë ata që janë në kërkim të mobilieve, produkteve për shtëpi dhe ideve të reja për arredim.
Showroom-i i ri është konceptuar si një hapësirë ku klientët mund t’i shohin produktet nga afër, të vlerësojnë cilësinë, të krahasojnë modelet dhe të gjejnë zgjidhjet që përshtaten me stilin dhe nevojat e tyre.
Në fokus janë cilësia, disenji dhe çmimet konkurruese, duke ofruar një përzgjedhje të gjerë produktesh për ambiente të ndryshme të shtëpisë. Nga mobiliet për sallon dhe dhomë gjumi, tavolina e karrige, deri te elementet dhe detajet që kompletojnë një ambient, vizitorët mund të gjejnë produkte për stile dhe kërkesa të ndryshme.
Hapja e showroom-it vjen si pjesë e zgjerimit të Foleja Home dhe Candeo, me synimin për t’ua bërë klientëve edhe më të lehtë procesin e përzgjedhjes dhe arredimit të hapësirave të tyre.

Lexo edheRamadani për aksionin me vezë në Kuvend: Reaguam bashkë që situata të mos eskalojë fizikisht
Përveç gamës së produkteve, showroom-i ofron edhe mundësinë që klientët të marrin inspirim dhe të krijojnë ide të reja për shtëpinë e tyre, duke i parë produktet të prezantuara në një hapësirë fizike.
Showroom-i i ri i Foleja Home dhe Candeo ndodhet në Rrugën Magjistralja Prishtinë – Ferizaj, kilometri i 5-të, dhe është i hapur për të gjithë të interesuarit.
Me këtë hapësirë të re, Foleja Home dhe Candeo synojnë të sjellin më afër klientëve një kombinim të cilësisë, funksionalitetit, disenjit dhe çmimeve të arsyeshme, për ta bërë çdo zgjedhje për shtëpinë më të lehtë dhe më inspiruese.














