Florian Marku paralajmëron rikthimin në ring: “Jam gati”, zbulon se pranoi një telefonatë!
dp

Lexo edheLiria vazhdon me fitore, kjo është tabela e Ligës së Parë pas javës së 14-të

Boksieri shqiptar Florian Marku ka dhënë sinjale të qarta për një rikthim të mundshëm në ring, pas një periudhe të gjatë larg ndeshjeve.
Përmes një mesazhi në rrjetet sociale, Marku ka shprehur mallin për atmosferën e boksit, emocionet para përballjeve dhe mbështetjen e tifozëve shqiptarë, shkruan Indeksonline
“Ka kaluar shumë kohë që nga ndeshja ime e fundit dhe më ka munguar çdo moment: lidhja e duarve në dhomën e zhveshjes, zhurma e publikut para daljes në ring dhe ai çast i papërshkrueshëm pak para gongut të parë. Kur e ke përjetuar njëherë, nuk e harron kurrë”, ka shkruar Marku.
Ai ka falënderuar të gjithë ata që e kanë mbështetur gjatë kësaj periudhe, ndërsa ka zbuluar se ka pranuar njërën nga telefonatat e shumta që ka marrë.

Lexo edheLiria vazhdon me fitore, kjo është tabela e Ligës së Parë pas javës së 14-të
“Erdhën shumë telefonata. Njërës iu përgjigja. Jam gati”, ka përfunduar boksieri shqiptar, duke ngritur edhe më shumë kuriozitet me pyetjen: “Kush mendoni se ishte në anën tjetër të telefonit?”
/Indeksonline/