Hansi Flick do ta vazhdojë aventurën te Barcelona, pasi trajneri gjerman ka arritur marrëveshje për vazhdimin e kontratës deri në vitin 2028.
Trajneri “Blaugrana” është shprehur shumë i lumtur në Kataluni, duke theksuar se ndihet “në vendin e duhur” dhe se objektivi i radhës tani është fitimi i Champions League.
Pas triumfit në La Liga dhe rezultateve pozitive të skuadrës, drejtuesit e Barcelonës vendosën ta blindojnë Flickun me një kontratë të re afatgjatë, shkruan “Gazeta Express”.
Marrëveshja e përfshin edhe një opsion për zgjatje deri në vitin 2029, në varësi të objektivave sportive që do të arrihen në sezonet e ardhshme.
Vetë Flick e ka bërë të qartë ambicien e tij për të rikthyer Barcelonën në majën e futbollit evropian.
“Jam në vendin e duhur. Tani dua Championsin”, ka thënë trajneri gjerman, i cili e ka fituar besimin e plotë të klubit dhe tifozëve me stilin e lojës dhe rezultatet e këtij sezoni. /Gazeta Express