back to top
Wednesday, September 17, 2025
BallinaLajmeFlet ministri i Arsimit, në shtator vlerësimi i mësimdhënësve

Flet ministri i Arsimit, në shtator vlerësimi i mësimdhënësve

Të ngjajshme

Reali me Alonson fiton edhe me 10 lojtarë në fushë, e mposht Marseille

Real Madrid ka nisur me këmbë të mbarë edicionin...

Spektakël golash në Torino: Juventusi dhe Dortmundi ndajnë pikët me barazim dramatik 4-4

Në një mbrëmje të çmendur në “Allianz Stadium”, Juventusi...

Trump dhe Melania mbërrijnë në Britani për vizitën e dytë shtetërore

Presidenti i ShBA’së, Donald Trump, dhe Zonja e Parë...

Gucati: Dëshmia e James Rubin riktheu procesin në binarë

Dëshmia e ish-diplomatit të lartë amerikan, James Rubin, e...

Në shtatorin e këtij viti, Ministria e Arsimit planifikon të realizojë vlerësimin e mësimdhënësve, kurse në shtatorin e vitit 2019 premton që niveli në arsimin parauniversitar do të ketë tekste të ribotuara.

Sidoqoftë, sfidë për këtë sektor mbetet integrimi i komunitetit serb për zhvillimin e mësimit mbi bazën e plan programeve mësimore të Republikës së Kosovës.

Në shtatorin e këtij viti, Ministria e Arsimit do ta realizojë vlerësimin e mësimdhënësve.

Vlerësimi i tyre do të realizohet në tri nivele, që sipas ministrit të Arsimit, do të ketë karakter këshillues,

Në rast se kanë ngecje, atëherë mësimdhënësve do t`u ofrohen trajnime të duhura.

“Ka hapësirë për shqetësim nga ana e mësimdhënësve për këtë vlerësim?, përkundrazi unë konsiderojë që duhet të jetë një lajm i mirë për mësimdhënësit sepse e para secili mësimdhënës do të mund të ketë ngritje në karrierë, performancë nuk e ka vetëm një nivel i ka 3 nivele, i cili siguron ngritje në karrierë dhe më ngritjen në karrierë ne jemi duke shikuar mundësinë që të ketë edhe ngritje në pagë”, tha për RTK-në ministri i Arsimi t Shyqiri Bytyqi.

Një vit më pas, në shtatorin e viti 2019, nxënësit në nivelin fillor, të mesëm të ulët dhe atë të mesëm të lartë do të kenë libra të ribotuar, meqë është shpallur konkursi për tekstet e reja shkollore.

“Për pjesën e parë është shpallur javën e kaluar thirrja publike për pjesën e dytë do të shpallet në fundin e korrikut dhe në vitin 2019-2020 dhe do të kemi tekste të reja në të gjitha nivelet dhe me grupin e ekspertëve dhe recensentëve do të përkujdesemi që të kemi tekste të mira dhe të jenë në përputhje me kurrikulat”, tha ai.

Drejtues të Ministrisë së Arsimit e pranojnë se nuk kanë asnjë komunikim si Ministri me shkollat e mësimit paralel në gjuhën serbe. Por me ligj, janë duke bërë përpjekje që ta integrojnë shkollimin e këtij komuniteti që ta zhvillojnë mësimin mbi bazën e plan programeve mësimore të Republikës së Kosovës.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz