Ish-deputeti i Kuvendit, Labinot Tahiri, ka folur për aktualitetin politik në vend, pas zgjedhjes së Glauk Konjufcës si kryetar u Kuvendit.
Përmes një shkrimi në facebook, Tahiri ka thënë se po të ishte deputet në këtë legjislaturë, ai do ta votonte Albin Kurtin për kryeministër, për shkak që sipas tij, “prangat që populli i ka në qafë do të liroheshin me të në krye të qeverisë”.
Tutje, Tahiri thotë se dëshiron ta shoh Kurtin në drejtimin e qeverisë së re.
Postimi i plotë i Labinot Tahirit:
Pêr Albin Kurtin!
Do të ishte mirë të bëhej qeveria KURTI e të shkoj viti tjetër me më shumë shpresë për Kosovën.
Dikur pata shkruar për prangat në duart e Albin Kurtit!
Albin Kurti, dhe e gjithë klasa politike!
Po të isha në kuvend, do të votoja për qeverinë e re me Albin Kurtin kryeministêr, sepse besojë shumë që prangat apo njëfarë forme (hallkat) që kanë popullata në qafë do të lirohen nga fryma e re e qeverisjes. Do veproja ashtu siq kam veprua më kokën time mirë apo keq me votën tie. Unë i barti gabimet mbi supet e mia! Ashtu jam rrit e lind dhe nuk ua la fajin partive apo liderëve politik apo prindëve të mi!!!
Nuk llafazoj shumë, por punë me krye e me hec pêrpara me pa popullin tuj bë lum për këtë vend e jo duke mallkua cdo ditë këtë vend pikrisht nga klasa politike qoft edhe nga unë kur isha aty.
Thjesht dua që KOSOVA tê vazhdojë rrugen e drejtê dhe pa pengesa ashtu siq e duam ne( populli)
Z Albin Kurti, të urova fitorën me 6 tetor, po të uroj edhe sot dhe dua të shoh nga shtëpia si kryeministêr i ri dhe me prespektivë të re pêrpara!
Të past Zoti në dorë e të liroftë rrugët e vêshtira!
Ai këngëtari( ish deputeti) kuvendit
Labinot Tahiri, Ferizaj Kosovë e Shqipêrisë