Fitore me përmbysje – Barcelona triumfon ndaj Alavesit
dp

Lexo edhePas deklasimit nga Chelsea, Barcelona këndellet dhe fiton në La Liga

Pavarësisht se u befasuan që në minutën e parë, kur Pablo Ibáñez shënoi për Alavesin, katalunasit reaguan shpejt. Vetëm shtatë minuta më vonë, Lamine Yamal barazoi rezultatin në 1-1, transmeton lajmi.net.
Barcelona e përmbysi ndeshjen në minutën e 26-të përmes Dani Olmos, i cili vulosi edhe rezultatin final 3-1 në minutat shtesë të pjesës së dytë.
Me këtë fitore, Barcelona ngjitet në vendin e parë me 34 pikë, dy më shumë se Real Madridi, i cili ka edhe një ndeshje më pak të luajtur./lajmi.net/

Lexo edhePas deklasimit nga Chelsea, Barcelona këndellet dhe fiton në La Liga