Filmohet kamioni duke hyrë me boca të oksigjenit nga Serbia në Kosovë
BILLI

Lexo edheMe meze e këngë patriotike dostat e PDK’së e PSD’së – hjekin mërzinë e pandemisë me Nysret Muçiqin

Kështu u konfirmua para disa ditësh nga Dogana e Kosovës për Reporterin, ndërkohë që dje u raportua se sasia e blerë së fundmi shkonte në vlerë mbi 300 mijë euro.
Ndërkohë, Gazeta Online Reporteri.net ka siguruar pamje ekskluzive të kamionit të radhës që përmes Mitrovicës Veriore po nisej drejt Prishtinës.
Kamioni i mbushur me oksigjen, për çudi, kishte kaluar nëpër Zveçan e Mitrovicë të Veriut, në vend të vazhdonte nga Leposavici direkt në magjistralen Mitrovicë Prishtinë.
Ai është xhiruar në qendër të komunës veriore, tek shkolla teknike, duke vazhduar nga Lagjja e Boshnjakëve për të dalë në jug, e më pas në magjistralen Mitrovicë-Prishtinë.

Lexo edheMe meze e këngë patriotike dostat e PDK’së e PSD’së – hjekin mërzinë e pandemisë me Nysret Muçiqin
Ndryshe, SHSKUK ka njoftuar dje se në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës dhe në spitalet e përgjithshme janë duke u trajtuar 441 persona të konfirmuar me COVID-19. Oksigjeno-terapisë i janë nënshtruar 372 persona, derisa 40 pacientë janë në gjendje të rëndë shëndetësore.