Në tryezën me parti politike për tejkalimin e gjendjes së krijuar në vend, të organizuar nga Lidhja Demokratike e Kosovës, deri tani janë nënshkruar se po marrin pjesë 12 pjesëmarrës
Nga Kuvendi i Kosovës ku po mbahet kjo tryezë, Express raporton se edhe Memli Krasniqi nga PDK-ja gjendet aty, por se nuk ka vënë nënshkrimin e tij si i pranishëm në këtë diskutim të organizuar nga LDK-ja.
LDK-ja e ka ftuar këtë tryezë me qëllim që të diskutohet për situatën politike dhe mundësinë e caktimit të datës së zgjedhjeve të reja.
Të pranishëm në takim janë Agim Veliu i LDK-së, Glauk Konjufca i VV-së, Memli Krasniqi i PDK-së, Dardan Sejdiu i GDP-së, Bilall Sherifi i Nismas, Blerim Kuçi i AAK-së, Ilir Deda i Alternativës, Agim Bahtiri i AKR-së, Valon Murati i LB-së, Gëzim Kelmendi i Fjalës dhe minoritetet.
Kjo është lista e 12 pjesëmarrësve në tryezën me partitë politike për tejkalimin e gjendjes së krijuar në vend:


