BallinaLajmeFillojnë donacionet e para për Fondin e Sigurisë; Muharremaj dhuron rrogën e...

Fillojnë donacionet e para për Fondin e Sigurisë; Muharremaj dhuron rrogën e muajit shkurt

Të ngjajshme

Ministri britanik i mbrojtjes vjen në Kosovë, takohet me komandantin e KFOR-it

Ambasadori britanik në Kosovë, Jonathan Hargreaves ka bërë të...

EKSKLUZIVE: Shtyhet vendimi për krerët e UÇK-së deri më 20 korrik

Kanë kaluar tashmë mbi dy muaj ditë që nga...

Linjat ajrore anulojnë 13 mijë fluturime në maj për shkak të krizës së karburantit

Linjat ajrore në mbarë botën kanë anuluar mijëra fluturime...

Kryetari i komunës së Suharekës, Bali Muharremaj, ka bërë të ditur se rrogën e tij të muajt shkurt do ta kalojë në Fondin për Siguri, të hapur sot nga Qeveria e Kosovës.

Ai tha se konsideron që është momenti i duhur që Kosova ta avancojë ushtrinë e saj.
“Si ushtarak me profesion, por edhe si ish-pjesëtar i UÇK-së, e konsideroj se është momenti i duhur ta ndihmojmë avancimin e ushtrisë sonë, pra Forcës së Sigurisë së Kosovës”, ka shkruar Muharremaj.
Tutje, i pari i komunës së Suharekës u ka bërë ftesë deputetëve, ministrave dhe udhëheqësve të dikastereve të tjera që t’i ndajnë të ardhurat e tyre për sigurinë e vendit.

“Megjithëse qytetarët tanë po përballen edhe me rritje çmimesh, si në energji elektrike e shumë të tjera, le ta bartim më shumë ne udhëheqësit peshën e kësaj situate”, ka thënë Muharremaj.

Kujtojmë se sot, Qeveria e Kosovës ka hapur Fondin për Siguri, ku kryeministri i vendit, Albin Kurti, ka bërë thirrje që të dhurohen donacione në mënyrë që të përdoren për sigurinë shtetërore.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz