back to top
Tuesday, December 9, 2025
BallinaSport​FIFA miraton rregullin e ri për ndeshjet e Botërorit 2026

​FIFA miraton rregullin e ri për ndeshjet e Botërorit 2026

Të ngjajshme

Aksident i rëndë në Klinë, përfshihen katër automjete

Një aksident komunikacioni ka ndodhur mëngjesin e sotëm në...

Kompletimi i barnave për pacientët me IVF, MSH hap tender

Ministria e Shëndetësisë ka hapur një tender të ri...

Gjyshërit rrahën mbesën, rasti raportohet në stacion policor

Një rast i dhunës në familje është raportuar dje...

BE: Synojmë të zbusim masat, presim zgjedhje mirë të administruara

Një numër shtetesh anëtare të BE-së, përfshirë edhe Francën...

FIFA ka vendosur që në Kupën e Botës 2026 lojtarët të përfitojnë nga pushime tre-minutëshe për hidratim në secilën pjesë të ndeshjes. Këto ndërprerje do të aplikohen në të gjitha ndeshjet e turneut, pa marrë parasysh temperaturën, motin apo vendin ku zhvillohet sfida. Gjyqtari do ta ndalë lojën në minutën e 22-të të çdo pjese, duke u dhënë futbollistëve kohë për t’u freskuar dhe hidratuar.

Manolo Zubiria, Drejtor i Turneut për Kupën e Botës 2026 në SHBA, tha se pauzat do të jenë të detyrueshme dhe të barabarta për të gjitha ekipet. Ai sqaroi se nëse në atë moment ka një ndalesë për shkak të ndonjë dëmtimi, vendimi do të merret në koordinim me gjyqtarin për ta menaxhuar situatën.

Ky rregull i ri vjen si pjesë e angazhimit të FIFA-s për mirëqenien e lojtarëve, duke u bazuar në përvojat e turneve të mëparshme, përfshirë Kupën e Botës për Klube të zhvilluar në SHBA verën e kaluar. FIFA synon që gjatë turneut të madh të vitit 2026 në Kanada, Meksikë dhe Shtetet e Bashkuara, lojtarëve t’u ofrohen kushtet më të mira të mundshme.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz