FFK-ja treago a do të luaj Amir Rrahmani ndaj Suedisë

Kapiteni i Kosovës, Amir Rrahmani ka pësuar një lëndim në ndeshjen ndaj Zvicrës, ku u detyrua të largohet nga fusha para kohe.
Federata e Futbollit të Kosovës, ka njoftuar se Rrahamni do të hubas e nesërme ndaj suedisë, e cila zhvillohet në stadiumin ”Fadil Vokrri”, më fillim nga ora 20:45, shkruan IndeksOnline.
Ai është liruar nga grumbullime me ekipin kombëtar për t’u kthyer në klubin e tij, Napoli, ku do të vazhdojë trajtimin mjekësor.
”Kapiteni i Kombëtares së Kosovës, Amir Rrahmani, nuk do të jetë në dispozicion për ndeshjen e radhës kundër Suedisë, e cila zhvillohet, të hënën, në stadiumin “Fadil Vokrri”, në kuadër të kualifikimeve për Kampionatin Botëror 2026.

Lexo edheGranit Xhaka i jashtëzakonshëm, pasi mposhti Kosovën shkoi dhe e mbështeti një klub shqiptar në Bazel
Përkundër dëshirës së madhe për të qenë në fushë, pas ekzaminimeve të detajuara mjekësore është konstatuar se Rrahmani e ka të pamundur të paraqitet në këtë ndeshje për shkak të lëndimit të pësuar në ndeshjen e së premtes kundër Zvicrës në Bazel.
Si rrjedhojë, kapiteni është liruar nga grumbullimi me ekipin kombëtar për t’u kthyer në klubin e tij, ku do të vazhdojë trajtimin mjekësor me qëllim që të rikuperohet sa më shpejt dhe të rikthehet në fushë, për të qenë gati më pas edhe për ndeshjet e muajit tetor me fanellën dardane kundër Sllovenisë dhe Suedisë.”, thuhet në njoftim./IndeksOnline/














