Finalja e Kupës së Kosovës këtë vit ishte një nga më të komentuarat.
Kjo për shkak të vendimeve të gjyqtarit Genc Nuza, që nga kartoni i kuq i Erlis Krasniqit e deri te incidenti me penalltinë që e kërkoi Ferizaji.
Pasi që nuk ju kishte dhënë Ferizajit penalltia, ata bojkotuan fushën për disa minuta në shenjë proteste, gjë që nuk u shpëtua pa dënim nga FFK.
Arsim Abazi, Betim Isufi, Genc Hyseni, Betim Haxhimusa, Planet Veseli, Kushtrim Shabani, Ruben Cornelious Silva Richards janë të dënuarit nga FFK, me mos ushtrim të detyrës së tyre deri në kompletimin e lëndës, shkak i sjelljeve pas finales së Kupës së Kosovës në futboll.
Kujtojmë se Dukagjini ishte fitues i Kupës së Kosovës, të cilët fituan me rezultat 1-2./IndeksOnline/