Big win for @KF_Feronikeli_1 today in the UCL preliminary round. Feronikeli’s win moved Kosovo up from 52 to 51 in the coefficient and as we stand they will start next season ranked as 46. Kosovo on the rise! Ignore the TL column for now it is being used for record keeping.
Feronikelit ia sheh hairin e gjithë Kosova, Superliga ka ngritje në ranglistën e UEFA-s
Feronikeli e ka kaluar pengesën e parë në fazën parakualifikuese të Ligës së Kampionëve, duke e mposhtur Lincoln Red Imps.
Nikili fitoi në stadiumin “Fadil Vokrri” me golin e vetëm të shënuar nga Mendurim Hoti qysh në minutën e tretë ndaj skuadrës nga Gjibraltari.
Kundërshtari i radhës në raundin tjetër të garës më të madhe për klube në Evropë do të jetë Santa Calomoa nga Andorra, që dje fitoi nga Tre Penne i San Marinos (1-0).
Fitorja e Feronikelit është lajm i mrekullueshëm edhe për Superligën e Kosovës, pasi e na ngritur për një vend në renditjen tabelare të UEFA-s.
Lexo edheFeronikeli fiton me vështirësi, prek finalen e para-eliminatorëve
Por, nëse Nikli dhe Prishtina i kalojnë disa kundërshtar në këtë vit, atëherë renditje tabelare do të ndryshonte dhe do të mund të ngjiteshim deri në pozitën e 45-të./Gazeta Sheshi/















