Feronikeli fiton me vështirësi, prek finalen e para-eliminatorëve
Kampioni i Kosovës Feronikeli ka arritur fitore tepër të vështirë kundër kampionit të Gjilbartarit, Lincoln Red Imps. Goli i Mendurim Hotit doli të jetë vendimtar në këtë ndeshje me Feronikelin i cili pati një pjesë të parë të mirë, por në pjesën e dytë ishin shumë më të dobët se mysafirët
1-0 ka përfunduar ndeshje në mes të Feronikelit dhe Lincoln Red Imps, ndeshje kjo e cila u zhvillua në stadiumin “Fadil Vokrri në Prishtinë.
Feronikeli e nisi shumë më mirë këtë takim dhe arriti që të shënojë gol që në minutën e tretë me Mendurim Hoti i cili bëri një goditje të fortë dhe arriti që ti kalojë kampionët e Kosovës në epërsi.
Pas kësaj islami ishte shumë afër për të shënuar edhe një gol në minutën e 30-të, por topi përfundoi jashtë.
Në pjesën e parë Feronikeli kontrolloj ndeshjen por në pjesën e dytë skuadra e Zekirja Ramadanit kishte vështirësi të mëdha, qoftë në kombinim në mes të lojtarëve, humbte shumë topa në mesfushë derisa Lincoln nuk arriti që ta shfrytëzojë këtë mundësi.
Lexo edhe‘Ta nderojmë Kosovën, ka ardhur koha jonë’
Megjithatë Feronikeli u kthjellën në 10 minutat e ndeshjes dhe arritën që të ruajnë rezultatin.
Të premten skuadra drenicase pritet që të përballet me kampionin e Andorrës, Santa Colombo të cilët sot eliminuan nga Liga e Kampionëve kampionin e San Marinos, Tre Penne.
Skuadra e cila e fiton raundin paraeliminar pritet që të përballet me skuadrën nga Ëalesi, The Neë Saints. /GazetaExpress/














