Në rrjete sociale këto ditë ka qarkulluar një këngë ilegalisht e cila ishte bashkëpunim mes Dafina Zeqirit dhe Feros por duket se planet kanë ndryshuar plotësisht.
Burime të sigurta të Prive Klan Kosovës, kanë treguar se projekti ishte gati, madje të dy artistët kishin bërë edhe foto nga i njëjti vend i xhirimeve, çka i bëri fansat të dyshojnë se diçka po përgatitej.
Por befas, kompania e Dafinës doli me një deklaratë zyrtare duke theksuar se kënga nuk është në bashkëpunim me asnjë artist dhe se Dafina do ta publikojë e vetme këtë projekt që tashmë rrjedhin në rrjete sociale.
Dhe ja ku vjen “bomba”: mësohet se raportet mes Dafinës dhe Feros janë prishur.
Dyshja që kohëve te fundit shiheshin edhe në pushime bashkë , nuk kanë më as kontaktet që kishin më parë.
Pikërisht për këtë arsye, besohet se kënga mes Dafinës dhe Feros nuk do të publikohet kurrë në versionin origjinal.