back to top
Sunday, October 19, 2025
BallinaJetëKurioziteteFëmija që s’di të ecë as të flasë, por di të notojë...

Fëmija që s’di të ecë as të flasë, por di të notojë (FOTO)

Të ngjajshme

Një vajzë dy vjeçare me një gjendje fizike shumë të rrallë, që as nuk mund të ecë e as të flasë, është cilësuar si “sirena e vogël”, pasi që ka mahnitur me aftësitë e saj për të notuar pa ndihmën e askujt, shkruan Daily Mail, transmeton Klan Kosova.

Michelle Carr dhe Jonathan Carr nga Anglia, ishin mërzitur suhmë kur e kishin kuptuar se vajza e tyre e vogël, ishte diagnostifikuar me një çrregullim shumë të rrallë të trurit, të quajtur Pachygyria kur ajo ishte vetëm pesë muajshe.

Emri i saj është Evalyn dhe që në muajin e pestë të lindjes, ajo kishte manifestuar simptome të zhvillimit të vonuar, epilepsi, bonifikim të dobët të muskujve dhe kokë të vogël apo mikrocefali.

Mirëpo çuditërisht, ajo ka një aftësi të jashtëzakonshme në të notuar dhe këtë prindërit e kishin vërejtur kur ajo ishte 18 muajshe, dhe që atëherë ajo po shënon shumë progres.

Prindërve të saj u ishte thënë nga ana e doktorëve, se për vajzën e  tyre s’ka shërim, por i kishin rekomanduar ata që të fillonin me fizioterapi dhe hidroterapi për vajzën.

Kështu ajo kishte filluar që të notonte e vetme që 18 muajshe, pa ndihmën e askujt dhe kjo po i ndihmon që t’i zhvillojë lëvizjet motorike dhe muskujt e saj.

4 3 2

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz