BallinaSportFC Prishtina 01 kërkon historinë ndaj FC Riga në Ligën e Kampionëve

FC Prishtina 01 kërkon historinë ndaj FC Riga në Ligën e Kampionëve

Të ngjajshme

Meteor misterioz “lëviz” mbi Teksas

Një zjarr misterioz që duket se lëviz në mënyra...

Rrezik masiv për miliona iPhone: Malware “DarkSword” kërcënon përdoruesit

Ekspertët e sigurisë kibernetike kanë lëshuar një paralajmërim urgjent...

Tronditëse: Viktima në Pestovë është pjesëtar i Policisë së Kosovës

Një ngjarje tejet e rëndë ka ndodhur në Pestovë...

Kampioni i Kosovës në futsall, FC Prishtina 01, ka arritur një arritje historike duke u kualifikuar në mesin e 16 ekipeve më të mira në Ligën e Kampionëve, një tregues i qartë i rritjes së futsallit në vendin tonë.

Të hënën, në “Pallatin e Rinisë dhe Sporteve”, nga ora 20:25, FC Prishtina 01 e pret FC Riga në duelin e parë mes këtyre dy skuadrave.

Një fitore do ta afronte skuadrën kosovare drejt objektivit madhor: të kualifikohej në 8 ekipet më të mira evropiane.

Trajneri Haki Ahmeti shprehu entuziazmin e tij dhe ftoi tifozët të mbështesin skuadrën.

“Jemi të lumtur me atë që kemi arritur, por duam ende më shumë. Skuadra është gati dhe e përgatitur për duelin me FC Riga. Ftoj shikuesit që të jenë në numër sa më të madh për këtë ndeshje”. Tha ai.

Edhe për lojtarët, ky është një moment shumë i rëndësishëm, pasi paraqitjet në garat evropiane i rrisin vlerat e tyre. Kapiteni Shefki Kameri theksoi, se duan të arrijnë më shumë.

“Jemi në pjesën më të rëndësishme të garës. Është një arritje shumë e rëndësishme kjo. Shorti ka qenë i favorshëm dhe besojmë se mund të futemi në mesin e tetë ekipeve më të mira në Ligën e Kampionëve”, tha kapiteni Kameri.

Të gjithë të apasionuarit pas futsallit janë të ftuar të jenë pjesë e këtij momenti historik dhe të mbështesin kampionët e Kosovës në një përballje që mund të hyjë në faqet e historisë së klubit./GazetaExpress/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz